Arrestohen dy persona nga Gostivari, akuzohen për dhunë fizike ndaj një femre

Arrestohen dy persona nga Gostivari, akuzohen për dhunë fizike ndaj një femre

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona të cilët janë denoncuar nga një 27 vjeçare për dhunë fizike në një lokal.

“Mbrëmë (20-shkurt) rreth orës 03:00 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat D.I. (27) dhe F.I. (22) nga Gostivari, të cilët paraprakisht kanë qenë denoncuar nga 27-vjeçarja K.Gj. nga një fshat i rrethit të Gostivar se e kanë sulmuar fizikisht në një lokal në këtë rrugë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thuhert në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button