Arrestohen dy persona nga Negotina e Pollogut, dyshohen për vjedhje të rëndë

Arrestohen dy persona nga Negotina e Pollogut, dyshohen për vjedhje të rëndë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria dy persona nga fshati Negotinë, të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë në një ordinancë dentare të fshatit në fjalë. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë diku rreth orës 21:45, në Negotinë të Pollogut, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë- DPB Gostivar kanë ndaluar 27-vjeçarin F.H dhe një të mitur nga ky fshat për shkak të dyshimit se më datë 08-mars të këtij viti kanë kryer një vjedhje të rëndë në një magazinë të ordinancës dentare në fshat, në pronësi të I.H.(62). Tek personi F.H. janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button