Arrestohen dy persona nga Senakosi i Gostivarit, kjo është arsyeja

Arrestohen dy persona nga Senakosi i Gostivarit, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshëm-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria dy persona nga fshati Senakos i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë.

“Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (24-nëntor) rreth orës 20:00, në Senokos të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat I.J. (26) dhe A.A. (28) nga ky fshat, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Marihuana është gjetur edhe pak më vonë gjatë bastisjes së kryer në në objektin e I.J., i cili është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Kundër personave të involvuar so të pasojnë parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button