Arrestohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje në një fabrikë në Veles

Arrestohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje në një fabrikë në Veles

Mbrëmë, në orën 20:30, zyrtarët policorë të SPB-së Veles kanë privuar nga liria 22-vjeçarët A.C. dhe V.A. nga Shkupi për shkak të vjedhjes në një fabrikë në Veles.

Siç informoi sot zëdhënësi i SPB-së Veles, Riste Samarxhiev, nga personi juridik – një fabrikë në Veles, kanë vjedhur gjëra, të cilat janë gjetur dhe ia kanë kthyer pronarit.

Gjatë një kontrolli personal te personi V. A. u gjet edhe një thikë.

“Personat janë dërguar në stacionin policor në Veles dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë raport përkatës”, informojnë nga SPB Veles.

LEXO EDHE:

Back to top button