Arrestohen tre persona nga fshatrat e Tetovës, kjo është arsyeja

Arrestohen tre persona nga fshatrat e Tetovës, kjo është arsyeja

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tre persona nga fshatrat e Tetovës, pasi gjatë kontrollit pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.

“Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë. Të tre personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button