Arrestohet 37-vjeçari nga Kumanova, kjo është arsyeja

Arrestohet 37-vjeçari nga Kumanova, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka privuar nga liria një 37-vjeçar i cili kërkohej me urdhër-arrestim qendror.

“Më 16.04.2023 në orën 23:00 policia nga SPB Kumanovë ka arrestuar S.A. 37-vjet nga fshati Orizare, Komuna e Likovës. Ai kërkohej me fletarrestim në bazë të urdhrit për shlyerjen e dënimit me burg prej 8 vjetësh, për kryerjen e veprës penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe “prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi në fjalë menjëherë pas arrestimit është dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:

Back to top button