Arrestohet një kosovar 17-vjeçar në Zvicër, dyshohet se theri me thikë një 38-vjeçar

Një kosovar 17-vjeçar është arrestuar në Frauenfeld TG të Zvicrës nën dyshimin se ka therur me thikë një 38-vjeçar, raporton “Blick”

Sipas Policisë së Kantonit të Thurgaut, në stacion të trenit kishte ardhur deri te një përleshje mes dy personave në mbrëmjen e të shtunës.

Një 38-vjeçar ka marrë lëndime të rënda nga therja me një mjet të mprehtë dhe është dërguar në spital.

“I dyshuari arriti të ikte para ardhjes së forcave të rendit. Por më vonë në mbrëmje Policia e Thurgaut arrestoi një të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për një kosovar 17-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Thurgaut.

 

LEXO EDHE:

Back to top button