Arrestohet një person nga Tetova që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Arrestohet një person nga Tetova që kishte ikur nga burgu i Idrizovës

Nga MPB bëjnë të ditur se sot është arrestuar një i burgosur nga Tetova, i cili kishte ikur nga burgu duke shfrytëzuar të drejtën për vikend të lirë, respektivisht nuk ishte kthyer për vuajtje të dënimit me burg.

Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për vjedhje që është bërë rreth mesnatës.

“Sot (18.01.2023) rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar 35-vjeçarin R.A. nga Odri i Tetovës për vuajtje të dënimit me burg prej 4 vjet e 11 muaj, pasi paraprakisht ishte liruar për fundjavë dhe nuk ishte kthyer në Burgun “Idrizovë” në Shkup. Ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Ndryshe, R.A. po ashtu dyshohet se mbrëmë ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në Belovisht të Tetovës, nga ku ka marrë para dhe gjëra personale. Sendet e vjedhura u gjetën dhe i janë kthyer pronarit”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button