Arrestohet një zyrtari i CIA-s, spiunonte për Kinë – ALSAT-M


Një ish-zyrtar i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e spiunazhit për Kinën. Nëse shpallet fajtor 67-vjeçari, rrezikon dënim të përjetshëm. Ai thuhet se ka komplotuar së bashku me një të afërm të tij, gjithashtu zyrtar të CIA-s, për të ofruar informacion të klasifikuar për mbrojtje te zyrtarët kinezë të inteligjencës. PPërmendet një takim treditor në Hong Kong, gjatë së cilit, Ma është parë në disa incizime duke përfituar 50 mijë dollarë për sekretet që ai dhe i afërmi i tij kanë ofruar. Në dokumentet e gjykatës është thënë se pasi Ma është kthyer në Havaji, ai ka tentuar të punësohet si linguist në Byronë Federale të Hetimeve, për të siguruar qasje në sekretet e qeverisë amerikane, e për t’ia dorëzuar ato më pas agjentëve kinezë.

LEXO EDHE:

Back to top button