Arrestohet qytetari rus në Prishtinë, refuzoi të paguante hotelin ku po qëndronte

Një qytetar rus me shtetësi gjermane është arrestuar në Prishtinë. Sipas policisë në Kosovë, ky person kishte refuzuar të paguante hotelin ku ishte akomoduar që disa ditë dhe nuk e kishte kryer pagesën.

Policia me vendim të prokurorit e ka dërguar të dyshuarin në qeli.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button