Arrestohet shpërndarësi i drogës nga Gllumova e Sarajit

Gjatë ditës së djeshme në ora 18:20 minuta në fshatin Gllumov të Komunës së Sarajit, policia pas informatave paraprake dhe urdhrit gjyqësor ka privuar nga liria 30 vjeçarin M.P. nga Shkupi, sepse gjatë bastisjes së kryer ndaj tij, në shtëpinë e tij dhe vikend shtëpizën është gjetur një sasi e marijuhanës, metamfetamin dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button