Arsenali futet në garë për mbrojtësin e Man. Sitit

Arsenali thuhet se është gati t’i bashkohet Barcelonës në garën për shërbimet e Zhoao Kanselo, me portugezin që duket se nuk ka të ardhme te Man. Siti.

28-vjeçari portugez u largua nga “Etihad Stadium” në janar gjatë merkatos së dimrit dhe u huazua te Bajern Munihu. Kjo marrëveshje përfshin opsionin për një transferim prej 70 milionë eurosh, por që nuk ka gjasa të përdoret nga bavarezët.

Sipas “90min”, Bajern do të ishte i hapur ndaj idesë së zgjatjes së marrëveshjes së huazimit të Kanselos, por palët e tjera të interesuara tani janë duke studiuar pistën. Pretendohet se Arsenali është pjesë e kësaj gare, së bashku me gjigantët e La Liga, Barcelonën. Arteta e njeh mirë Cancelo pasi së bashku kanë punuar në kohën kur tekniku spanjoll ishte ndihmësi i Pep Guardiola.

Arsenali ka një marrëdhënie të mirë me Sitin, kur bëhet fjalë për transferime. Kujtojmë se “Topçinjtë” kanë transferuar nga “qytetarët” lojtarë si Gabriel Hezus apoi Zinçenko në vitin 2022. Arsenali beson se Kanselo do të ishte një tjetër opsion i dobishëm në sistemin e tyre taktik.

Megjithatë, thuhet se Barcelona është duke përgatitur një qasje huazimi të sajën, pasi një blerje të kartonit të tij do të ishte pothuajse e pamundur për shkak të problemeve që ka klubi katalanas./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button