Arsenali i beson mbrojtjes: Ky vit do të jetë i Rikardo Kalafiores
Pas disa sezonesh në vendin e dytë, skuadra e Arsenalit kërkon të bëjë hapin e madhe dhe të fitojë Premier Ligën. Dhe për t’ia dalë mbanë, trajneri Mikel Arteta shpreson shumë te mbrojtësi italian Rikardo Kalafiori.
Pas një sezoni debutues me ulje-ngritje edhe për shkak dëmtimi, 23-vjeçari synon që këtë vit të jetë protagonist absolut. I bindur për këtë gjë është trajneri spanjoll, që shprehet i gatshëm t’i japë më shumë besim.
“Sezoni i kaluar ishte i pari i tij në Premier Ligë dhe ishte një sezon i mirë. Ai ishte një nga transferimet më të mira edhe pse pati probleme fizike pas ndeshjeve që luajti me kombëtaren e Italisë. Janë gjëra që ndodhin”, tha Arteta.
“Me stilin e tij të lojës dhe intensitetin e tij, ai i jep energji ekipit dhe shpresojmë që ai të vazhdojë të përmirësohet këtë sezon dhe të jetë gjithashtu më me fat në aspektin e dëmtimeve,“ than ë fund trajneri i Arsenalit.







