Arsenali kërkon dy yjet e Olimpiakosit, që shkëlqyen edhe në kombëtare

Arsenali po monitoron dy fëmijë të mrekullueshëm të Olimpiakosit, Babis Kostoulas dhe Kristos Mouzakitis. Skuadra londineze synon t’i bëjë ata pjesë e së ardhmes gjatë merkatos së verës, por po përballet me konkurrencën e Man. Junajtedit.
Lajmi konfirmohet nga e përditshmja “The Sun”. Të dy adoleshentët ishin pjesë e fitores së Olimpiakos në UEFA Youth League me ekipin U-19 sezonin e kaluar. Ndërkohë që, këtë vit janë promovuar në ekipin e parë.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari Kostoulas ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime në 33 paraqitje këtë sezon, ndërsa mesfushori 18-vjeçar Mouzakitis ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar katër asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.
Gjithsesi, thuhet se Man. Junajted dhe Arsenali nuk janë të vetmit të interesuar dhe do të përballen me konkurrencën nga një mori rivalësh evropianë. Dy lojtarët monitorohen edhe nga Aston Villa, Borusia Dortmund, AC Milan e Juventus.
Thuhet se Kostoulas po tërheq vëmendjen edhe të Tottenham, Çellsit e Bajern Munihut, ndërsa Brajtoni, Vollvs, Viljarreal dhe Atletiko Madrid janë duke kërkuar Mouzakitis.