Arsenali kërkon sulmuesin e Çellsit, “blues” i ofrojnë kontratë të re

Skuadra e Arsenalit po mendon për të ardhmen dhe në objektivat e “Topçinjve” është mesfushori anglez Mejson Maunt, që luan me rivalet e Çellsit. Mesfushori 24-vjeçar ka një kontratë me “blues”, ndaj Arsenali po mendon ta afrojë në merkaton e verës, duke shfaqur interes.

Kjo ka bërë që Çellsi të nisë kundërsulmin, duke nisur bisedimet me Maunt, për t’i rinovuar kontratën dhe ofruar një rrogë më të mirë. Sipas “The Guiardian”, mesfushori ende nuk ka vendosur për të ardhmen, pasi do të shohë se cila skuadër do t’i ofrojë më shumë.

Lojtari i kombëtares angleze ka shumë admirues, por interesimi që po tregon Arsenali e bën atë të rëndësishëm për “Topçinjtë”, që kryesojnë Premier Ligë. Maunt është një nga titullarët e Çellsi, anëtar i kombëtares angleze, një nga yjet e mesfushës në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button