Arsenali me ofertë të begatshme, “josh” sulmuesin e Sitit

Arsenali i ka ofruar një kontratë faraonike Gabriel Zhezusit për ta bindur që të transferohet në “Emirates” këtë verë. Sulmuesi i Mançester Sitit, i cili pritet të largohet pas ardhjes së Erling Halandit në “Etihad”, do të përfitonte rreth 264 mijë paund në javë (16 milionë euro në vit) në rast se do të pranonte të transferohej te “Topçinjtë”.

Dhe mediat angleze kanë arritur të zbulojnë edhe një nga klauzolat e kontratës së tij të mundshme: rroga e tij do të shkojë në 17 milionë euro në vit në rast se ai ndihmon Arsenalin që të rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Por marrëveshja e londinezëve me kampionët e Anglisë nuk është arritur ende. Siti ka refuzuar një ofertë të parë prej 35 milionë paundësh për kartonin e 25-vjeçarit, i cili është objektivi kryesor i Mikel Artetës për sulmin. “Qytetarët” këmbëngulin për një shifër afër 50 milionë paundëve.

LEXO EDHE:

Back to top button