Arsovska akuzoi Sllaveskin për vjedhje

Arsovska akuzoi Sllaveskin për vjedhje

Gazetare: Ajnur Bafqari

D.A Ju këtu jeni despot, dhe asgjë më shumë
T.S Në rregull Hitler jam,
D. A Vetëkënaqeni..
A keni diçka tjetër?
Ju lutem Lëshojeni foltoren…
Më falni unë kam të drejtë të përgjigjem ndaj pyetjeve…
Jo unë ua kam marrë fjalën, sepse…
D.A Nuk keni të drejtë të ja merrni të drejtën kryetarit të Qytetit.

Në një atmosferë të tensionuar, me fjalë ofenduese, përleshje verbale e deri te paraqitja në polici për vjedhje të një mikrofoni… Në këtë mënyrë u zhvillua seanca e sotme e Qytetit të Shkupit.

Gjithçka filloi pasi kryetari I Këshillit të Qytetit, Trajko Sllaveski e mori mikrofonin e foltores dhe e vendosi në tavolinën e tij, pasi shërbimet nuk ja kthyen butonin me të cilin mund të ndalojë mikrofonin e Kryetares së Qytetit dhe Këshilltarëve, nëse të njejtit nuk bashkangjiten ndaj rendit të ditës dhe rregullores së punës.

Ja këtë mikrofon e keni në dispozicion, keni kolltuk që është më e rehatshme nga ajo që qëndroni në stolat e gomarëve mbrapa…” , tha Trajko Sllaveski, Kryetar I Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Kjo gjë e revoltoi kryetaren Danella Arsovska, e cila për fjalimin e saj, megjithatë qëndroi para foltores, duke përdorur mikrofonin mobil që I’a siguruan shërbimet.

Danella Arsovska :  Shpresoj se po dëgjohemi tani..

Trajko Sllaveski: Pauzë prej 15 minutash pasi përsëri kemi përdorim të paautorizuar të pajisjeve…

Zotëri Hitler, nuk mendoj se ju ngjan të bëni këtë cirk në këtë Këshill, vërtet nuk ju ngjan ajo që po e bëni, e para e shkelni kushtetutën, e dyta jeni hajdut I vogël dhe jeni njeri që vjedh dhe nuk është në rregull kjo që e bëni, ai mikrofon është në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe shërbimeve, ku është vjedhur atë ju do ta thoni”, tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetitt e Shkupit.

Shërbimet e Qytetit të Shkupit deklaruan para policëve se mikrofoni është në pronësi të Qytetit të Shkupit dhe me faktin që nuk ndodhet, është kryer vjedhje dhe është dëmtuar institucioni.  I menjëhershëm ishte reagimi I VMRO-DPMNE-së të cilët theksuan se neveriten nga sjellja e Arsovskës që sipas tyre, është shembull se si nuk duhet një funksionar të sillet. Ata mbështesin të drejtën e Sllaveskit që ta zbatojë rregulloren.

Nga Qyteti I Shkupit, përmes një komunikate kërkuan shkarkimin e Kryetarit të Këshillit që të jep dorëheqje të parevokueshme.

Përplasjet mes Arsovkës e VMRO-së nisën pas shkarkimit të kuadrove të VMRO-së nga disa poste drejtuese në Qytetin e Shkupit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button