Arsovska paralajmëroi ndryshim të ri të drejtorëve

Arsovska paralajmëroi ndryshim të ri të drejtorëve

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska paralajmëroi ndryshim të ri të drejtorëve nëpër ndërmarrjet publike të Qytetit. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Kopshti Zoologjik dhe Qendra Kulturore Rinore do të bëhen me drejtorë të rinj, ndërsa arsyeja për këtë, sipas Qytetit të Shkupit, është skadimi i mandatit të drejtorëve të deritanishëm që ishin emëruar si ushtrues detyre. Ushtruesi i deritanishëm i detyrës drejtor në Kopshtin Zoologjik, Dragan Ilievski, emërohet drejtues te “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Zoran Popov vendoset në pozicionin e udhëheqësit të Kopshtit Zoologjik. Ndërsa sipas njoftimit të Qytetit të Shkupit drejtori i mëparshëm i Qendrës Kulturore Rinore, Vanço Bogoev, është shkarkuar dhe në vend të tij do të vijë një i ri, i cili do të zgjidhet pas vlerësimin e biografive për pozicionin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button