Arsovski: Emërimet e tjera do të bëhen me konkurse publike

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp arsyetoi emërimet e djeshme në eshalonin e tretë, duke theksuar se të emëruarit janë vetëm ushtrues detyre dhe se për drejtorë, ashtu edhe siç është premtuar, do të shpallet konkurs.

“Gjithkund ku do të hapet vend i lirë i punës, drejtor i ndonjë institucioni konkret, shpallet konkurs, kështu ka qenë deri tani, kështu do të jetë edhe më tej, kodeksi i sjelljes vlen për të gjithë, zv/kryeministri Nikollovski në detaje disa herë ka shpjeguar këtë. Kështu që të gjitha kuadrot që kanë kryer ose kryejnë funksione shtetërore dhe publike, duhet t`i përmbahen atij kodeksi”, pohoi Arsovski.

LEXO EDHE:

Back to top button