Arteta gjen zëvëndësimin për Granit Xhakën…te Man. Siti

Pas shtatë vitesh si pjesë e Arsenalit, Granit Xhaka pritet ta mbyllë në fundin e këtij sezoni eksperiencën e tij me “Topxhinjët”. Mesfushori me origjinë shqiptare është pranë rikthimit në Bundesliga (më parë është aktivizuar me Borusia Mynshegladbahun) teksa është në tratativa me Bajer Leverkuzenin.

Nga ana tjetër, te Arsenal po lëvizin me shpejtësi për të pikasur zëvendësuesin e Xhakës, teksa trajneri Mikel Arteta kërkon kapitenin e Man. Sitit, Ilkaj Gundogan. Turku me pasaportë gjermane nuk do të rinovojë kontratën me “Qytetarët” dhe në fundin e këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë për të vendosur vetë të ardhmen e tij.

Në këtë formë, Arsenali shpreson ta bindë 32-vjeçarin që ka edhe interesin e Barcelonës. Mikel Arteta e njeh mirë Gundoganin prej periudhës kur ishte ndihmës i Pep Guardiolës te Man Siti dhe mund t’i ofrojë një eksperiencë në Londër. Nëse mesfushori bindet dhe kalon tek Arsenali, atëherë në radhët e “Topçinjëve” do të formohej një “koloni” e vogël me “qytetarë” duke qenë se në organikën e londinezëve janë edhe dy ish-lojtarë të Cityt si Oleksandr Zinchenko e Gabriel Jesus, pa harruar edhe trajnerin Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button