Arturo Vidal tani sheh vetëm një kandidat për titull

Arturo Vidal ndëshkoi Juventusin në derbin e Italisë. Mesfushori, i cili u bë protagonist para ndeshjes duke puthur stemën e bardhezinjve, në fund të takimit ishte shumë i lumtur për triumfin.

“Ishte e rëndësishme për mua, për ekipin, pasi ishte një ndeshje e vështirë kundër ekipit më të mirë në Itali. Jam i lumtur që shënova golin e parë për Interin, shumë i lumtur. Mendoj se sot kemi provuar që jemi në lartësinë e duhur për të luftuar për titullin kampion. Kjo fitore na jep besim për të vazhduar të bëjmë edhe më shumë, të besojmë se mund ta fitojmë titullin, pasi mundëm ekipin më të fortë të nëntë viteve të fundit. Ne besojmë se mund t’i shkojmë deri në fund kësaj që kemi nisur,” tha mes tjerash Vidal për “Sky Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button