AS Roma të mërkurën prezanton trajnerin e ri, zbulohen kandidatët

Kriza e rezultateve dhe atomosfera aspak e qetë mes drejtueseve të Romës dhe tifozëve verdhekuq nuk ka fund. Disfata e së dielës ndaj Bolonjës 2-3 në “Olimpiko”, shënoi edhe fundin e aventurës së teknikut kroat Juriç tek kryeqytetasit. Ai zëvendësoi në nisje të sezonit De Rossin e shkarkuar, po në 12 ndeshje në të cilat drejtoi Romën nuk dha rezultatet e kërkuara.

Për momentin të shumta janë kandidaturat për të zënë vendin e Juriç në stolin e verdhekuqëve, teksa mediat italiane kanë cituar emrat e Rudi Garsias, Roberto Mançinit, Klaudio Ranierit, Frank Lampardit, Maksimiliano Allegri apo edhe anglezit Hari Poter.

Skuadra e Romës do të rifillojë stërvitjen të mërkurën, ditë në të cilën me shumë gjasa do të bëhet edhe prezantimi i teknikut të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button