Asensio afër Premier Ligës, i ofrohet dyfishi i pagës nga Real Madridi

Mesfushori spanjoll Marko Asensio mund të luajë në Premier Ligë sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni me Real Madridin, ndërkohë që rinovimi i saj nuk po vjen, duke shtuar zërat për një largim të tij.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, për Asension janë interesuar nga Anglia, e në veçanti ekipi i Aston Villa-s, gati të mbyllë këtë transferim me koston zero. Natyrisht që duhet bindur edhe vetë lojtari për këtë transferim, që dëshiron të qëndrojë në Madrid.

Gjithsesi, skuadra e Aston Villa kërkon të bind Asension duke i ofruar një rrogë të majme, 8 milionë euro në sezon. Kjo shifër është dyfishi i asaj që lojtari merr aktualisht me Real Madridin. Asensio luan prej 7 sezonesh me Real Madridin, por këtë vit është aktivizuar më pak nga trajneri Karlo Ançeloti edhe si pasojë e dëmtimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button