ASH-ja nuk i din emrat e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion

ASH-ja nuk i din emrat e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion

Gazetar: Adrian Kerimi

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se subjekti i tij nuk i din emrat e 58 zyrtarëve të dyshuar për korrupsion kundër të cilëve organet e ndjekjes penale pritet të marrin masa. Ai thotë se në momentin kur do t’i kenë emrat do t’i publikojnë, pavarësisht se si do të vepron Komisioni kundër korrupsionit.

“Informata të sakta nuk kemi. Kemi një numër por nuk i kemi informacionet e sakta. Kurdo që do t’i kemi do t’i publikojmë. Në këtë drejtim të mos keni pikë dyshimi” , deklaroi Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Javën e kaluar Aleanca pretendoi për rreth 60 emra nga ekzekutivi të cilët sipas tyre ishin në listën e Komisionit kundër korrupsionit. Ata gjithashtu publikuan pakon për luftën efikase kundër korrupsionit duke propozuar miratimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh për të luftuar korrupsionin në disa nivele si: Ligji për vetting të gjykatësve dhe prokurorëve, Ligj për themelimin e një zyrë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë kriminale, Ligj për vettingun e integritetit dhe pasurisë së personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, Ligj për parandalimin e nepotizmit nga deputetët, ministrat dhe drejtorët dhe dyfishimin e investimeve publike në gjyqësor dhe prokurori. Pakoja e masave të ASH-së u publikua në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe pak ditë pas njoftimit të ambasadores së SHBA-së, Angella Aggeler, për një ekip amerikan që ka zbarkuar në Shkup për të zbardhur korrupsionin e funksionarëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button