ASH për Qeverinë: 100 ditë mashtrim, 100 ditë varfëri dhe mjerim
ASH për Qeverinë: 100 ditë mashtrim, 100 ditë varfëri dhe mjerim
Gazetar: Mefail Ismaili
Njëqind ditëshin e parë të Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët e qa vlerësuar si periudhë ku ka vazhduar mashtrimi i qytetarëve dhe saga e këtij vendi. Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Elmi Aziri, thotë se këto 100 ditë, fatkeqësisht e kanë shtuar bindjen e qytetarëve, veçanërisht të rinisë që ta braktis vendin. Aziri tha se në 100 ditët e para të qeverisjes së Kovaçevskit, ka thellim të varfërisë, rritje të papunësisë, shtrenjtim të çmimeve, e për të gjitha këto pushteti nuk ka përgjigje.
“Janë 100 ditë më tepër mashtrim, 100 ditë më tepër gënjeshtra, janë 100 ditë më tepër manipulim dhe janë 100 ditë më tepër shpresë e humbur për qytetarët. Janë 100 ditë të thelluara në korrupsion, janë 100 ditë të thelluara më tepër në skandale, janë 100 ditë të thelluara më tepër në krim të organizuar, janë në 100 ditë më tepër gjyqësi të thelluar në padrejtësi, e dini 8% është besimi në sistemin gjyqësor kjo i bie që as familjet e gjykatësve e prokurorëve nuk i besojnë sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Vreriut”, tha Elmi Aziri, Deputet ASH.
Ndërsa nga VMRO-DPMNE, në një reagim me shkrim thonë se 100 ditët e Qeverisë aktuale janë vazhdim i qeverisjes dhe shprehive të pesë viteve të kaluara.
“Paaftësi dhe krim janë fjalët me të cilat përshkruhet kjo periudhë, tani e pasuruar me borxh të ri prej 900 milion euro të dedikuara për vjedhje të re, ose jetë për zyrtarët në kohë të katastrofës kombëtare. Aq janë të paaftë që me gabim i numëruan 100 ditët, të cilat janë vazhdim i pesë viteve paaftësi dhe kriminal”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE thonë se së shpejti do të dalin me analizë të detajuar për qeverisjen aktuale./ Alsat.mk








