ASH: Të zgjerohet lista e zezë amerikane, Magjar Telekom” të përfshihet në të

ASH: Të zgjerohet lista e zezë amerikane, Magjar Telekom” të përfshihet në të

Aleanca për Shqiptarët e ka përshëndetur intensifikimin e luftës së SHBA-së kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti. Në kumtesë për mediat nga ASH thonë se futja e Gruevskit dhe Mijallkovit në listën e sanksioneve amerikane ishte konstatim i gjendjes faktike në terren meqë ndaj tyre ka vendime të plotfuqishme për vepra korrupsioni. “Presim që listës t’i shtohen edhe aktorë tjerë të korruptuar ende aktiv politikisht dhe të paprekshëm për drejtësinë e vendit meqë po ata i kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Lista e re për fillim do duhej logjikisht të përmbante emrat e politikanëve të përfshirë në rastin Magyar Telekom ndaj të cilëve Komisioni i berzës amerikane ka nxjerr vendim të plotfuqishëm penal”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Aleanca për Shqiptarët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button