Askush nuk dëshiron të drejtojë Lejkersat për shkak të LeBron Xhejmsit

Los Anxhelos Lejkers ka një ekip me shumë yje dhe ishte një nga favoritët për të fituar titullin e kampionit në NBA, por ish-kampioni nuk arriti të kualifikohej në play-off.

Të gjithë në skuadër do të kenë kohë të mjaftueshme për të pushuar, ndërkohë që drejtuesit e LA Lejkers, po përpiqen të gjejnë një trajner të ri, pasi kanë shkarkuar Frank Vogel, për rezultate të dobëta. Mirëpo sërish kanë një problem të ri.

“Los Angeles Times” raporton se askush nuk dëshiron të vijë te skuadra e Lejkersave për të trajnuar klubin, sepse ka shumë probleme në klub, me LeBron Xhejms që përmendet si problem më i madh.

Xhejms ishte një njeri që këmbënguli të angazhohet Rasell Uestbruk, Karmelo Entoni dhe shumë të tjerë, dhe kjo përfundoi me eliminim nga garat e pley off-it.

Lista e kandidatëve të mundshëm të trajnerëve përfshijnë Nik Nurs, Keen Snajder, Teri Stots, Skot Bruks, Mark Xhekson dhe madje edhe Dok Rivers.

LEXO EDHE:

Back to top button