Aston Villa ka bërë ofertën e parë për Koutinjon

Skuadra e Aston Villas dëshiron ta mbajë Filipe Koutinjon. I huazuari nga Barcelona, mesfushori brezilian ka shkëlqyer me fanellën e Aston Villa dhe këta të fundit, kanë bërë disa lëvizje në tentim për ta mbajtur atë në formë permanente.

Skuadra angleze ka bërë një ofertë goxha të ulët në tentimin për blerjen e tij. Sipas të përdithsmes ‘DailyMail’, skuadra e Aston Villa ka ofruar 12 milionë funte për kartonin e lojtarit.

Kjo ofertë shihet si ofertë për të nisur negociatat. Barcelona në anën tjetër në huazimin e Koutinjos ka vendosur një klauzolë për mundësinë e blerjes për 33 milionë funte.

LEXO EDHE:

Back to top button