Atletik fiton Supërkupën, Mesi ndëshkohet me karton të kuq

Atletik Bilbao është fitues i Superkupës së Spanjës, pasi që në finale mundi Barcelonën me 3-2, pas kohës shtesë dhe për herë të parë, Lionel Mesi u ndëshkua me karton të kuq. Bilbao ishte dy herë në disavantazh, por arriti që të dal fitues në këtë finale me rezultat të ngushtë 2: 3. Antoan Griezman zhbllokoi shifrat, mirëpo gëzimi zgjati vetëm dy minuta sepse mysafirët barazuan përmes De Markos.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte edhe më dramatike. Mysafirët kaluan në epërsi përmes Garsias, por goli u anulua nga “VAR”, për pozitë jashtë loje. Në vazhdim përsëri Griezman riktheu epërsinë në minutën e 77-të pas asistimit të Albas. Dhe para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, në skenë doli Villalibre dhe drejtoi ndeshjen në vazhdime.

Në kohën shtesë, Inaki Uiilliams shënoi golin e fundit në këtë përballje. Lionel Messi në minutën e fundit (120′) u ndëshkua me karton të kuq sepse goditi kundërshtarin me qëllim dhe pas rishikimit të “VAR”-it, gjyqtari kryesor e ndëshkoi me kartonin e kuq.

LEXO EDHE:

Back to top button