Atletiko dhe Sosiedat, do të luajnë jashtë Spanjës

Faza e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës do zhvillohet javën tjetër, por ka disa rregulla të reja nga pandemia e “COVID-19”. Klubet spanjolle, Atletiko Madrid dhe Real Sosiedad me shumë mundësi ndeshjet e tyre si vendas ndaj Çellsit, respektivisht Man. Junajtedit nuk do zhvillojnë në shtëpinë e tyre. Kjo, sepse Spanja vazhdon të ndalojë udhëtimet nga Anglia dhe nuk ka asnjë përjashtim as për sportet, që detyron klubet të shohin alternativat.

Sipas “Diario AS”, në Poloni, me saktësisht në Varshav do zhvillohet ndeshja mes Atletikos dhe Çellsit, derisa në stadiumin e Juventusit, do zhvillohet sfida Sosiedad – Man. Junajted. Dy klubet duhet të informojnë UEFA-n të hënën e ardhshme për stadiumet në të cilat do zhvillohen ndeshjet. Ndërsa, ndeshjet kthyese do zhvillohen në Angli, ashtu siç janë paraparë.

LEXO EDHE:

Back to top button