Atletiko Madridi zyrtarizon blerjen e tretë në merkato
Atletiko Madridi ka zyrtarizuar transferimin e tyre të radhës. Pas asaj të Ruxherit dhe Almadas, “Los Colchoneros” kanë transferuar talentin e ri spanjoll, Mark Pubill nga Almeria.
Atletiko, pagoi rreth 20 milionë plus bonuse për talentin 22-vjeçar, ku i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Pubill, ishte një nga lojtarët më të mirë të Almerias, në 2 vitet e fundit ku i cili numëron rreth 63 paraqitje dhe shënon 2 gola dhe 8 asistime./IndeksOnline/







