Atletiko me Simeonen sfidojnë Çellsin e Tushellit

Liga e Kampionëve vazhdon me 2 përbalje të tjera të 1/8 së finales. Atletiko Madrid do zhvillojë ndeshjen kundër Çellsit, derisa Lacio është nikoqir i Bajern Munihut.

Disavantazhi për Atleticon është sepse ndeshja do zhvillohet në Bukuresht, ngase Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një stadium neutral.

Ndërsa, sa i përket formës së ekipeve, “Blutë” e Londrës, mbeten të pamposhtur ende nën urdhrat e trajnerit Tomas Tushel. Lazio gjithashtu është në seri pozitive, ashtu siç është Bajerni, skuadër që para disa javëve fitoi Kupën e Botës për Klube. Të dy takimet nisin në ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button