Atletiko nuk beson se Suarez do të jetë gati për Bajern Munihun

Luis Suarez vazhdon të jetë i ndaluar nga COVID-19 për të zbritur në fushën e lojës dhe për të dhënë kontributin e tij për Atletiko Madridit. Por klubi spanjoll vazhdon të shpresojë deri në minutën e fundit se mund të ketë lojtarin në dispozicion për sfidën kundër Bajern Munihut. Suarez u infektua në radhët e përfaqësueses së vendit të tij, ndërsa është karantinuar menjëherë në pritje që të merrte rezultatin negativ nga testet.

Sipas protokollit të UEFA-s, ai nuk mund të zbresë në fushën e lojës kundër Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve për sa kohë që tamponi rezulton pozitiv, edhe pse mjekët sigurojnë se nuk ka ngarkesë virale efektive. Por te Atletiko Madrid shpresojnë që UEFA të vendosë vetëm në minute e fundit për lojtarin dhe kësisoj, do ta bëjnë në mënyrë të vazhdueshme teste për të pare nëse është pozitiv apo jo. Një gjë e tillë u bë nga Juventusi me Kristiano Ronaldon, kur UEFA priti deri në minutat e fundit rezultatin e testeve, para se ta cilësonte lojtarin si të pamundur për të marrë pjesë në ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button