Atletiko tërhiqet, Ronaldo nuk mund të kthehet në Madrid

Kristiano Ronaldo është i pakënaqur në Man. Junajtedin dhe dëshiron që të transferohet në një klub tjetër. Mediat portugeze pohojnë se dëshira e Kristiano-s dhe Xheorxhina Rodríguez është që familja të kthehet për të jetuar në Madrid, por gjasat për këtë janë shembur, pasi Real Madridi dhe Atletiko Madridi janë larguar nga gara për superyllin portagez.

“Jorganxhinjët” kanë shfaqur interes prej disa kohësh dhe kanë pasur bisedime fillestare me agjentin Horhe Mendes, i cili përcolli gatishmërinë e Ronaldos për të ardhur në Atletiko për një pagë 30% më të ulët se ajo që ka në Man. Junajted. Megjithatë, në fund vendosi qëndrimi i trajnerit Diego Simeone, i cili e bëri të qartë se Ronaldo nuk është i nevojshëm për të, por edhe se përfshirja e portugezit mund të çojë në prishje të atmosferës në skuadër.

Presidenti Çerezo tashmë ka kontaktuar Mendes dhe e ka informuar se klubi nuk do të dërgojë ofertë për Kristianon. Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të stërvitet i vetëm në Portugali dhe me kalimin e ditëve, jo vetëm që i pakësohen shanset për një transferim, por ai po acaron gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Junajtedin, duke refuzuar të bashkohet në përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Ten Hagë, “për arsye familjare”.

LEXO EDHE:

Back to top button