Atletja amerikane ngrit akt padi 20 mln dollar kundër NIKE!

Atletja amerikane Meri Kejn ka ngritur Akt padi prej 20 milionë dollarësh kundër gjigantit amerikan të veshjeve sportive Nike dhe ish -trajnerit të saj Albert Salazar për abuzim. Nëse kohët e fundit, ngacmimi dhe abuzimi seksual ka qenë fokusi i sporteve amerikane, dhe skandale janë shfaqur në një numër vendesh të tjera, këtë herë Kejn, nuk ka një problem të tillë, por problemi është se ata e detyruan atë të humbasë peshë.

Kejn ishte pjesë e programit atletik të “NIKE” në të cilin emri më i madh ishte Mo Farah, por ndërkohë ai program “Nike Oregon” u mbyll. Kejn iu bashkua atij programi në vitin 2013 si një shpresë e madhe atletike, por u përball me ferrin, sepse u detyrua të humbiste peshë në një nivel jo të shëndetshëm, gjë që ajo beson se e ka vonuar karrierën e saj, dhe madje e çoi atë në depresion dhe mendimin e vetëvrasjes.

Ajo tani ka ngritur një padi kundër Salazar për ngacmim dhe kundër “NIKE” për heshtjen e problemit, sepse kompania amerikane e dinte që ajo ishte abuzuar, por nuk reagoi. Ndryshe projekti i “NIKE” u hoq në vitin 2019, pasi Agjencia Anti-Doping e SHBA (USADA) gjobiti Salazarin me katër vjet burg, për pengimin e kontrolleve antidoping.

LEXO EDHE:

Back to top button