Atsu, anuloi biletën e avionit për t’u larguar para tërmetit në Turqi…

Nuk ka ende asnjë lajm për Kristian Atsu, lojtarin në pronësi të Hatayspor, i cili është ende i zhdukur, pas tërmetit dramatik që goditi Turqinë. Pas thashethemeve, fatkeqësisht të mohuara, në lidhje me zbulimin e tij, futbollisti ganez, i cili ndodhej në një hotel në momentin e tërmetit, është ende në mesin e shumë personave të zhdukur.

Fatih Ilek, menaxheri i Hatayspor, foli në mikrofonat e “Radyospor” duke zbuluar një sfond dramatik që ndodhi vetëm pak orë para tërmetit: “Christian kishte folur me trajnerin, duke e pyetur pak kohë para ndeshjes kundër Gaziantep: Nëse gjej një ekip, a mund të largohem?”

Kërkesa u pranua edhe nga Volkan Demirel, trajneri i tij, ndaj Atsu nuk luajti kundër Gaziantep. Por më pas erdhi shfaqja e shkëlqyer me një gol ndaj Kasimpasa.

 

“Ai duhej të nisej për në Francë për t’u bashkuar me familjen, por kur luajti mirë dhe shënoi kundër Kasimpasa, e anuloi biletën e avionit. Tërmeti ndodhi në ditën e tij më të lumtur. Kishte planifikuar një fluturim në orën 23:00, por anuloi biletën. Më pas, në orën 4 të mëngjesit ra tërmeti dramatik. Një tragjedi”, – tha më tej Fatih Ilek, menaxheri i Hatayspor./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button