Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2025
Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2025
Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, ka mirëpritur Vitin e Ri 2025 me një shfaqje mahnitëse fishekzjarrësh dhe dritash. Qielli mbi qytet u ndriçua nga ngjyrat e fishekzjarrëve të hedhura nga Sky Tower, ndërsa mijëra qytetarë dhe vizitorë festuan me entuziazëm në zemër të qytetit.
Si zakonisht, vendet e Paqësorit Jugor janë të parat që mirëpresin Vitin e Ri. Zvicra e Re ndërron vitin plot 18 orë përpara shfaqjes ikonike të rënies së topit në Times Square në Nju Jork. Në Auckland, energjia festive ishte e pranishme kudo, duke përfshirë edhe Ishujt Chatham, të cilët janë 45 minuta përpara pjesës tjetër të vendit dhe nisën të parët festimet.
Një milion njerëz ndjekin spektaklin e famshëm të fishekzjarrëve në Sydney të Australistë.
Në Zelandën e Re, si dhe në Australi, ndërrimi i viteve nuk është thjesht një festë, por një moment për të reflektuar mbi vlerat e përbashkëta dhe për të shënuar fillimin e një kapitulli të ri me optimizëm dhe unitet.
Kombi ishullor i Kiribati në Oqeani ishte vendi i parë në botë që hyri në vitin 2025, ndërsa vendet e fundit që do të futen në vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker dhe Howland.
Ndërkaq dy qendrat botërore Lodra dhe Nju Jorku presin Vitin e Ri me dy yjet botërore shqiptare Dua Lipën dhe Rita Orën./ Alsat.mk