Australia pezullon rihapjen e kufijve për shkak të Omicron

Australia vendosi sot pezullimin e planit të saj për të rihapur kufijtë për studentët dhe punëtorët e kualifikuar, duke përmendur paqartësitë që ende rrethojnë rrezikshmërinë dhe transmetueshmërinë e variantit Omicron.

“Rihapja nuk do të bëhet më 1 dhjetor siç ishte planifikuar”, njoftoi kryeministri Scott Morrison.

Kufijtë e ishullit-kontinent kanë qenë të mbyllura për shumicën e joshtetasve për më shumë se 20 muaj, duke rezultuar në mungesë të fuqisë punëtore dhe duke tensionuar sektorin jetik të turizmit.

Morrison e quajti shtyrjen si “të nevojshme dhe të përkohshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button