Autostrada Kërçovë-Ohër, akoma nuk është zgjidhur çështja e shpronësimit

Autostrada Kërçovë-Ohër, akoma nuk është zgjidhur çështja e shpronësimit

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërsa qeveria njofton se autostrada Ohër- Kërçovë do të kompletohet deri në fund të këtij viti, situata në terren lë një përshtypje krejtësisht tjetër. Jo vetëm që punët po ecin shumë ngadalë, por ende nuk është zgjidhur plotësisht shpronësimi i tokës. Po zhvillohen procedura gjyqësore. Qytetarët kundërshtojnë shumën e çmimit me të cilin shteti kërkon t’ua nacionalizojë pronat e tyre. Disa tjerëve ende nuk u janë paguar shumat e dakorduara.

“Për shkak se ka projektime, riprojektime të mbikalimeve të reja, ndryshim të një pjese të aksit, ka procedura shtesë. Njerëzit nuk janë të kënaqur sepse kur filloi procesi i shpronësimit, për shembull në Debarcë, çmimin që ofronte Ministria e Financave për një metër katror ishte rreth 70 denarë”, deklaroi Igor Kiçeec-avokat.

Tani, në vend të 70 denarëve për metër katror, ka vendime gjyqësore për shpronësim prej 270 denarëve.

Paralelisht me problemet e pazgjidhura pronësore-juridike, pjesë ende të pandërtuara të autostradës Ohër-Kërçovë janë gjithashtu të ngarkuara me vende arkeologjike. Një prej tyre është fshati Trebenishtë ku u gjet një maskë e artë dhe doreza nga shekulli pestë dhe gjashtë para erës sonë.

“Ohri, Trebenishta është një vend arkeologjik me karakter botëror. Dhe tani atje duhet të ketë një mbikalim të autostradës. Le të ketë, por le të kërkojnë një zgjidhje që është konstruktive, kush e ka parë atë. Ata do të lëshojnë buldozerët, do të shkatërrojnë shtresat kulturore dhe mbaron historia”, tha Dimitar Zarçev-arkitekt.

Ndryshe, ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski kohë më parë tha se problemi i shpronësimit të tokës është zgjidhur dhe se ndërtimi në ato segmente mund të vazhdojë. Autostrada filloi të ndërtohet në vitin 2014 dhe duhej të përfundonte në vitin 2018. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button