Autostrada Ohër-Kërçovë, Pecakov: Premtimet e Qeverisë janë joreale

Autostrada Ohër-Kërçovë, Pecakov: Premtimet e Qeverisë janë joreale

Gazetar: Miki Trajkovski

Premtimet e qeverisë se autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit 2023 janë joreale, thotë kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov. Duke marrë parasysh dinamikën me të cilën po ndërtohet, nuk ka përparim.

“Do të lëshojmë një korsi për t’ua “larë” sytë, por nuk e zgjidhim problemin me këtë, kalojmë nga një verë në tjetrën dhe në thelb nuk kemi asnjë përparim, dhe fatkeqësisht ka gjithnjë e më shumë aksidente, gjithnjë e më shumë njerëz humbasin jetën”, tha Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

Pecakov i konsideroi qesharake deklaratat e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, se në autostradë punojnë 900 punëtorë. Autostrada, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2014, duhej të ishte lehtësim edhe për biznesin.

“Thjesht edhe ata pyesin veten se kur dhe si do të jetë më e lehtë për të arritur në lokacionin e caktuar. Ndonjëherë do t’ju duhet më shumë kohë për të arritur në aeroportin e Shkupit sesa për të fluturuar në ndonjë destinacion në Evropë”, u shpreh Viktor Mizo – menaxher i një fabrike në Ohër.

Infrastruktura e dobët gjithashtu ndikon në lëvizshmërinë e fuqisë punëtore.

“Nëse do të ketë zgjidhje të tillë autostrade, atëherë do të kemi mundësi të tërheqim njerëz nga pjesë të tjera të vendit, sepse atëherë nëse transporti është më i shkurtër ose nëse është shumë i lehtë për ta të kthehen në shtëpi në fundjavë, mendojmë se ne jo vetëm që do të jemi më konkurrues dhe nuk do të mendojmë vetëm që shumica e punonjësve tanë të jenë nga një rreze prej 20 kilometrash nga këtu”, deklaroi Viktor Mizo – menaxher i një fabrike në Ohër.

Kontrata e fundit me kompaninë kineze Sinohydro, e cila po e ndërton autostradën, arriti në 600 milionë euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button