Avokat i Popullit, Ziberi me deklaratë solemne para kreut të Kuvendit

Tashmë Avokati i Popullit, Naser Ziberi sot pritet të jep deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Ziberi u zgjodh ombudsman në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore më 25 janar të këtij viti.

- Advertisment -

Ai do të pasojë Ixhet Memetin, i cili drejtoi këtë institucion për 16 vjet, pra dy mandate me nga tetë vjet.

Ziberi lindi në vitin 1961. Ai u diplomua në vitin 1985 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 ai dha provimin e jurisprudencës. Në periudhën nga viti 1986 deri më 1990 ka punuar si gazetar në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”. Në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1990, por edhe në zgjedhjet në 1994 dhe 1998, ai u zgjodh si deuptet. Nga 1996 deri në 1998, Ziberi ishte gjithashtu Ministër i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendës kryeministër.

Ziberi në zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor të vitit të kaluar ishte propozuar nga BDI,  si kandidat për kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button