Babai i Meghan Markle po bën një dokumentar ku do të nxjerrë dhe “të palarat” e të bijës

Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.

Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”- është shprehur Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori

Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i dukeshës po nxjerr një dokumentar ku do të flasë për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan Markle, deri në kohën kur ajo u martua për herë të parë dhe u shpërngul në Kanada.

“Dokumentari fillon me jetën time, familjen time, dashurinë time për teatrin dhe televizionin dhe si arrita atje. Pastaj jeta ime me Meghan, duke u rritur, ditët e saj të shkollës derisa shkoi në kolegj dhe kur filloi karriera e saj. Kishim një jetë të mirë së bashku, deri në martesës së saj të parë dhe lëvizjes së saj në Kanada. Pastaj fillon një histori e re”,- tregoi Thomas Markle për “The Sun”.

Ai po punon fort që dokumentari të dalë brenda këtij viti, ndërsa nuk kemi ende asnjë reagim publik nga Meghan Markle.

LEXO EDHE:

Back to top button