Bad News Eagles e nisin me fitore në turneun kualifikues të CS:GO për në Ceki

Bad News Eagles e nisin me fitore në turneun kualifikues të CS:GO për në Ceki

Ka nisur mbarë rrugëtimi i ekipit shqiptar në turneun kualifikues të CS:GO për në Pragë të Çekisë.

Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit A, Bad News Eagles u takuan me ekipin Sllovak, Sampi.

Ndeshja u zhvillua në mapin ‘Inferno’, ku ekipi shqiptar dominoi me rezultat 16-8.

Lojtari me vlerësimin më të mirë në këtë ndeshje nga ekipi bNe ishte Sener ‘SENER1’ Mahmuti, me vlerësimin nga HLTV 1.41.

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles do të jetë ndaj fituesit të ndeshjes Enterprise/Entropiq, sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:30.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të PlayZoneTv në platformën Twitch.

LEXO EDHE:

Back to top button