Bajden: Putin i mbështetur për muri, mund të përdor armë kimike

Gazetar: Shkëlzen Aqifi

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka shenja të qarta që presidenti rus, Vlladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike dhe atyre biologjike në Ukrainë. Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra. Bajden u bëri thirrje kompanive amerikane që të rrisin sigurinë e tyre dixhitale për shkak se “informacionet e zbulimit” sugjerojnë se Rusia po shqyrton mundësinë e fillimit të sulmeve kibernetike kundër objektivave të infrastrukturës kritike ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

“Dhe ajo që dua të përmend shumë, shumë, shumë shpejt me të gjithë ju është një nga mjetet që ai ka më shumë gjasa të përdorë, për mendimin tim, sipas këndvështrimit tonë, është një sulm kibernetik. Ata kanë një aftësi kibernetike shumë të sofistikuar”, tha Xho Bajden, President i SHBA-së.

Kremlini hodhi poshtë pretendimet se po planifikon një sulm kibernetik pasi u godit nga një valë sanksionesh nga vendet në Perëndim.

“Ndryshe nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia nuk angazhohet në banditizëm në nivel shtetëror”, u shpreh Dmitry Peskov, Zëdhënës i Presidentit rus.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka “prova të qarta” që po ndodhin vepra të tilla.

“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, theksoi Xhon Kirby, Zëdhënës i Pentagonit.

Në fillim të këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera dërguan një dosje te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar “krimet e luftës në Ukrainë” nga Rusia./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button