Bajern Munihu prezanton “Levandovskin e vogël”

Skuadra e Bajernit vazhdon të jetë një “stuhi” e vërtetë në këtë merkato dhe pas nënshkrimeve me Sadio Mane nga Liverpuli, Mathijs de Ligt nga Juventusi, Rajan Gravenberh dhe Noussair Mazraoui nga Ajaksi, drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, ka njoftuar pasardhësin e Robert Levandovskit, pas largimit të këtij të fundit te Barcelona.

Ky është Mathys Tel, një perlë 17-vjeçare nga skuadra e Renit, që është më tepër një bast për të ardhmen dhe jo të tashmen. Siç zbulohet nga mediat gjermane, Bajerni ka rënë dakord me skuadrën franceze për 20 milion euro pagesë fikse. Shumë para për një futbollist ka të ri dhe me kaq pak përvojë.

Sulmuesi i pëlqen shumë edhe trajnerit Julian Nagelsmann, i cili nuk ngurroi të parashikonte se “një ditë do të shënojë 40 gola në sezon”./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button