Bajerni në mënyrë rutinore merr 3 pikë nga Milano

Bajern Munihu ka regjistruar fitore komode përballë Interit (2-0) në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në “Xhusepe Meazza”. Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë, ndërsa realizues ishin mysafirët. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të të takimit me golin e Leroj Sane, i cili e priti në mënyrë të mrekullueshme një asistim fantastik nga Joshua Kimmich, e kaloi portierin dhe shënoi.

Skuadra mysafire vazhdoi të luante më mirë edhe në gjysmën e dytë, gjatë të cilës po ashtu arriti të shënonte gol. Kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të ekipit gjerman u kompletua me goditjen e Sane drejt portës, ndërsa në përpjekje që ta largonte topin, Danilo D’Ambrosio realizoi autogol (66’).

LEXO EDHE:

Back to top button