Bajerni arkëton 60 mln euro, pa zhvilluar asnjë ndeshje!

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve do të marrë 15.64 milionë euro për pjesëmarrje. Përveç kësaj, shpërblimet shpërndahen në varësi të koeficientit përkatës në renditjen dhjetëvjeçare të UEFA-s, ku falë vazhdimësisë, skuadra gjermane renditet në vend të dytë pas Real Madridit.Kështu, bavarezët kanë siguruar 35.25 milionë euro të tjera.

Burimi i tretë i të ardhurave është i ashtuquajturi “market pool”. Si kampion i Gjermanisë, Bajernit i garantohen 10 milionë euro të tjera. Dhe kjo do të thotë se ata kanë bërë një injeksion prej 60 milionë eurosh pa luajtur asnjë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button