Bajerni dhe Man. Junajted në garë për sulmuesin e Totenhamit

Harri Kejn është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Kapiteni i Totenhamit dhe kombëtares angleze, shënon rregullisht prej vitesh. Bajern Munihu e pëlqen dhe do të nisë një ofensivë për shërbimet e tij gjatë merkatos së verës. Sulmuesi 29-vjeçar e do prej kohësh edhe Man. Junajtedi dhe është gati t’i plotësojë çdo dëshira për ta patur në “Old Traford”.

Ndërkohë, “Football Insider” raporton se drejtuesit e Totenhamit kërkojnë 100 milionë paund për ta lënë të lirë.

Kejn ka kontratë me Totenham Spurs deri në verën e vitit 2024. Rinovimi është i vështirë dhe klubi londinez pritet ta shesë në verë.

LEXO EDHE:

Back to top button