Bajerni mposht Barçën, Matip shpëton Liverpullin

Bajern Munihu ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e dytë në grupet e Ligës së Kampionëve. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me dy tablo. Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Levandovskin dhe Rafinja-n, por nuk ia dolën dot.

Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e dytë e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lukas Hernandezit. Dhe më pas Sane shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë.

Ka triumfuar edhe Liverpulli, që mposhti në fund skuadrën e Ajaksit me rezultatin 2-1. “The Reds” shënuan me Sallah golin e parë, por Kudus barazoi në 1-1. Vetëm në fund Matip i dha fitoren.

Liverpool’s Joel Matip, left, celebrates with his teammates after scoring his side’s second goal during the Champions League group A soccer match between Liverpool and Ajax at Anfield stadium in Liverpool, England, Tuesday, Sept. 13, 2022. (AP Photo/Rui Vieira)

Në përballjet e tjera, Bajeri me 2-0 mundi Atletiko Madridin, ndërsa befasuan futbollistët e Klub Brizhit dhe Aintraht Frankfurtit që shënuan fitore në transfertë ndaj Portos (4-0), respektivisht ndaj Marsejës (1-0).

Rezultatet:

Bayern Munich-Barcelona 2-0

Hernandez 50′, Sane 54′

Bayer Leverkusen-Atletico Madrid 2-0

Andrich 84′, Diaby 87′

Porto-Club Brugge 0-4

Jutgla (pen.) 15′, Soëah 47′, Skov Olsen 52′, Nusa 90′

Liverpool-Ajax 2-1

Salah 17′, Matip 89’/ Kudus 27′

Marseille-Eintracht Frankfurt 0-1

Lindstrom 43′

LEXO EDHE:

Back to top button