Bajerni zbret në “tokë” PSZH-në, Milani më afër ëndrrës

PSZH bie në shtëpi përballë Bajern Munihut teksa në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Ligën e Kampionëve, u mposhtën me shifrat 0-1. Me Kilian Mbape në stol për shkak të problemeve fizike, vëmendja kryesore ishte tek Nejmari dhe Mesi. Por, dyshja nuk ia doli përballë bavarezëve të cilët përfituan nga një gol i Kingsli Komanit në pjesën e dytë. Në fund, bavarezët mbeten me 10 vetë, pasi Pavard koleksionoi kartonin e dytë të verdhë megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tashmë, të besuarit e trajnerit Julian Nagelsmann mund të nisen më të qetë në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në “Allianz Arena” më 8 mars.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Milani mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Totenhamit në shtëpi me rezultatin 1-0. “Kuqezinjtë” ia dolën falë një goli në minutën e shtatë të pjesës së parë nga ana e Brahim Diaz. Një gol që në fakt mbeti i vlefshëm për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës përtej përpjekjeve të anglezëve për të barazuar apo vendasve për të dyfishuar. Gjithsesi, në sfidën e ardhshme që do të luhet më 8 mars në Londër, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli nisen të avantazhuar.

LEXO EDHE:

Back to top button